Kosova në Universiadën Botërore Verore

05 korrik 2019 | 15:24

Federata e Sportit Universitar të Kosovës nga data 7-14 korrik do të marrë pjesë në Universiadën Botërore Verore që po mbahet nga 3-14 korrik në Napoli të Italisë.

Kosova do të marrë pjesë me garuesit e saj për herë të parë që prej pranimit në FISU më 2017. Megjithatë vështirësitë për shkak të buxhetit të limituar, FSUNK-ja do të përfaqësohet në këtë garë të nivelit botëror me katër pjesëmarrës, dy anëtarë delegacioni, kryetarin Musa Selimi dhe zëvendëskryetarin, Abedin Bahtiri, si dhe me dy atletë: Astrit Kryeziu (800m) dhe Rita Hajdini (400m dhe 800m).

Nga sportistët e Kosovës priten paraqitje të mirë, me synimin për të shënuar rezultatet personale më të mira. Federata i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke përfshirë pajisjen me viza dhe detajet e udhëtimit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë vlerësuar si skandal procesin…