Kosova nuk ndryshon në renditjen e FIFA-s, Shqipëria bie për dy pozita

06 prill 2023 | 11:59

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ka ndryshuar pozicion, pasi edhe pas dy ndeshjeve të muajit mars renditet në vendin e 107-të.

Siç dihet “dardanët” barazuan në dy ndeshjet e parë kualifikuese “Euro 2024”, ndaj Izraeli (1-1) dhe Andorrës (1-1). Ndërsa në anën tjetër, Shqipëria luajti vetëm një ndeshje dhe e humbi ndaj Polonisë (1-0), prandaj ka rënë edhe për dy pozita në renditjen e FIFA-s. Tash kuqezinjtë renditen në pozitën e 68-të.

Argjentina e Leo Messit është rikthyer në majat e futbollit botëror duke u pozicionuar e para. Kjo vjen pas fitoreve në dy miqësoret kundër Panamasë dhe Curachao.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, nga…