Kosova përfundoi parakualifikimet në ‘Eurobasket 2021’

17 gusht 2019 | 22:30

Britania e Madhe e ka mundur Kosovën 101:79 (24:12, 30:20, 24:23, 23:24) në Mançester për tu kualifikuar në rrethin e ardhshëm.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës në parakualifikimet e Eurobasket 2021, derisa Britania të mërkurën do të ketë edhe përballjen formale në udhëtim te Luksemburgu.

Britanikët kanë tri fitore në tri ndeshje, derisa “Dardanët” një fitore dhe tre humbje.

Në takimin në Mançester, Kosova luajti mirë në pjesën e dytë, megjithatë, ishte e pamjaftueshme për të shënuar fitore, derisa për kualifikim duhej një fitore me më shumë se tetë pikë dallim, kurse Britania duhej të humbiste edhe në takimin e fundit me Luksemburgun.

Drilon Hajrizi ishte shënuesi më i mirë te Kosova me 22 pikë, kurse Dardan Berisha kishte 19 pikë e 11 asistime, derisa me 13 pikë ndihmoi Divine Myles.

Britania u kualifikua në rrethin e ardhshëm ku do të jetë në grup me Gjermaninë, Francën dhe Malin e Zi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tren ka goditur një makinë me targa të Kosovës…