Kosova përfundon fazën e grupeve te femrat

27 qershor 2021 | 14:00

Kosova 3×3 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje nga Estonia me rezultat 21:8, në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3×3.

Kjo është hera e parë që Kosova garon në konkurrencën e femrave në 3×3. Te Kosova më e dalluara ishte Saranda Daci në përballjen e fundit ndaj Estonisë. Në ndeshjen e parë vashat e Kosovës pësuan nga Bjellorusia 17:8.

Ndërkohë në konkurrencën e meshkujve, Kosova pas humbjes nga Hungaria dhe Britania e Madhe, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupe do të përballet kundër Ukrainës nga ora 16:40.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e cila ka filluar edhe me dizajn ka thënë…