Kosova po humb pas pjesës së parë ndaj Greqisë

14 nëntor 2021 | 21:36

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kombëtares së Greqisë dhe Kosovës, që është duke u zhvilluar në “Stadium of Athens”.

Vendasit ishin më të mirë në këtë pjesë, që janë në avantazh me rezultat minimal 1-0.

Grekët rrezikuan disa herë, por portieri Muriq ishte thjeshtë fenomenale duke bërë disa super pritje.

Ndërsa, “Dardanët” gjithashtu kishin tre gjuajtje, dy prej tyre ishin jashtë kornizës së portës.

Mesfushori Blendi Idrizi, që njëkohësisht debutoi për herë të parë në një ndeshje zyrtare, ishte ndoshta më i miri për këta 45 minuta me disa pasime kyçe.

Kur mendohej se do mbyllej ndeshja, pas një asistimi të Pelkas, Giorgos Masouras realizoi me kokë (44′).

Mbetet të shihet në 45 minutat e dytë nëse Kosova do arrijë të bëjë përmbysjen në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…