Kosova pranon nga Sllovenia një donacion me pajisje mjekësore

11 shtator 2020 | 20:15

Sllovenia i ka dhuruar Kosovës një donacion ku përfshihen pajisje të ndryshme mjekësore.

Këtë lajm e ka bërë me dije se ministri i Shëndetësis, Armend Zemaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka falënderuar shtetin slloven për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës.

Postimi i plotë i Zemajt:

Donacioni i ardhur sot nga Sllovenia, është i radhës nga shtetet mike të Kosovës.

Ky donacion përbën  100 mijë maska kirurgjikale, 480 exocid, 1000 litër dezinfektues, si ndihmë në përmirësimin e furnizimeve në institucionet shëndetësore.

Kjo ndihmë nga shteti Slloven dhe donacionet e tjera janë kruciale për shëndetësinë tonë.

Ne po bëjmë përpjekje që sipas kërkesave dhe dokumenteve tona strategjike të sigurohen donacione, financime projektesh në shëndetësi, pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse, barna, materiale shpenzuese.

Shpreha falënderimin tim dhe mirënjohjen për  këtë donacion të rëndësishëm nga Sllovenia.

Pa ndihmën e Sllovenisë dhe donatorëve nga shtetet mike do ta kishim të vështirë të plotësonim nevojat e shëndetësisë sonë.

Të faleminderit Slloveni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka vazhduar edhe…