Kosova regjistron edhe dy viktima dhe 344 të infektuar me Covid

11 shkurt 2021 | 15:10

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjten 344 persona të infektuar me Covid-19, pas testimit të 2,281 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima me këtë virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.

Sipas IKShPK-së, nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, të enjten janë shëruar 230 persona, derisa raste aktive janë 7,008.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 63.433 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,534 pacientë kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti…