Kosova regjistron nëntë raste të reja me Covid

27 nëntor 2021 | 16:41

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 27 nëntor se janë regjistruar edhe nëntë raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 1,591 mostrave, që i bie se 0.56 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe dhjetë pacientë, ndërkaq numri i rasteve aktive është 334.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,898 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit kur Kosova filloi fushatën e imunizimit janë administruar 1,614,212 doza. Prej këtij numri, 761,003 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërkaq 853,209 të tjerë me një dozë.

Në Kosovë të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit kanë të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët…