Kosova sërish e mposhti Maqedoninë e Veriut

11 prill 2021 | 17:21

Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës e kanë fituar edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Pasi tri ditë më parë fitoi 3:1, Kosova të dielën fitoi 1:0.

Edhe ndeshja e dytë është luajtur në Shkup. Këto ndeshje i shërbejnë shumë selektores Afërdita Fazlija për ciklin e ardhshëm eliminator.

Fazlija ka provuar disa lojtare të reja dhe konkurrenca pritet të jetë më e madhe në ciklin e ardhshëm kualifikues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mimoza Kelmendi Lajmi i së shtunës (10.04.) se Selajdini…