Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje për krijimin e parkut ndërkufitar

12 dhjetor 2022 | 14:18

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se së bashku me homologët e tij, Mirela Kumbaro nga Shqipëria dhe Naser Nuredini nga Maqedonia e Veriut, kanë nënshkruar memorandum për krijimin e një parku të madh ndërkufitar me rreth 240 mijë hektarë.

Aliu në “Facebook” ka shkruar se me këtë memorandum do të krijohet një zonë e mbrojtur e përbashkët në mes të mes tri republikave.

“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë”, ka shkruar Aliu.

Aliu është shprehur i bindur se një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të zhvillojmë, promovojmë, menaxhojmë e ruajmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka ndjekur gjysmëfinalen e…