Kosova U17 në grup me Sllovakinë e Poloninë

28 shkurt 2023 | 15:52

Të martën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane në hendboll për grupmosha të reja (vajzat) që mbahen në verë.

Hendbollistet e Kosovës U17 do të paraqiten në Evropianin e Divizionit B në Ankara të Turqisë. Shorti ka përcaktuar që Kosova U17 të jetë në grupin B, së bashku me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën e Bullgarinë. Grupi vlerësohet i fortë.

Në grupin A janë Austria, Italia, Turqia, Letonia dhe Britania e Madhe. Evropiani në Ankara mbahet prej 5 deri më 13 gusht. Aktualisht Përfaqësuesja U17 e Kosovës po paraqitet në Kampionatin Mesdhetar në Greqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka…