Kosova U17 pëson edhe në ndeshjen e dytë në Mesdhetar

28 shkurt 2023 | 11:31

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Nafplio të Greqisë.

Hendbollistet e Kosovës përballë e kishin Kombëtaren e Spanjës, një prej favoriteve të Mesdhetarit të 16-të.

Spanja ka fituar me rezultat 32:11, ndërsa vashat e Kosovës, sidomos në periudhën e parë, kanë shfaqur momente të mira. Por më pas ka ardhur në shprehje edhe ngarkesa e lartë fizike e po ashtu niveli i lojtareve të Spanjës. Periudha e parë, prej tri gjithsej, përfundoi 12:7 në të mirë të Spanjës.

Spanja e luajti ndeshjen e parë, ndërsa Kombëtarja jonë e kishte një tjetër ndeshje të vështirë në mëngjesin e së hënës, kur u përball me Kroacinë. Sot Kosova luan me Malin e Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se është…