Kosova U19 publikon listën për ndeshjet e ‘Elite Round’ në Slloveni

15 mars 2024 | 11:45

Përfaqësuesja e Kosovës U19 nga 18 marsi deri më 26 mars do të qëndrojë në Slloveni, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia. Kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues.

Përzgjedhësi Adil Maliqi e ka publikuar listën e djelmoshave të cilët më 18 mars do të marrin rrugë për në Slloveni.

Ndeshjen e parë, Kosova U19 do ta luajë kundër Austrisë, më 20 mars, në orën 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona”, më pas, më 23 mars, “Dardanët” do të ballafaqohen me Spanjën, po ashtu në orën 16:00 në të njëjtën stadium, derisa përballjen e fundit e kanë kundër Sllovenisë, më 26 mars, në orën 13:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava”. Vetëm lideri i grupit kualifikohet për në Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim…