Kosova U20 mposhti bindshëm Maqedoninë e Veriut

04 shtator 2022 | 19:47

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në volejboll ka mposhtur me rezultat bindës, 3-0 në sete, Maqedoninë e Veriut në ndeshjen që u zhvillua të dielën pasdite në Gjakovë.

Ishte një paraqitje inspiruese nga “Dardanët”, e cila sigurisht se do të shërbejë si motiv para Kampionatit Evropian, i cili zhvillohet mes datave 6-10 shtator në Shqipëri. Ekipi i drejtuar nga trajneri Blendi Haxhikadrija niset nesër drejt Shqipërisë, ku do të kryejë ca sesione stërvitore para ndeshjeve kompetitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit, Aleksia është tepër…