Kosova vazhdon të mbetet në top-10 vendet e para në ‘Tokyo 2020’

27 korrik 2021 | 15:22

Falë Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, Kosova fitoi dy medalje të arta olimpike në “Tokyo 2020”.

Kur kanë kaluar katër ditë nga fillimi i këtyre Lojërave, Kosova vazhdon të mbetet lart në listën e vendeve me performancën më të mirë në Olimpiadë.

Kosova renditet e 10-ta me dy medalje të arta të fituara gjithsej.

Momentalisht prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nëntë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta, e ndjekur nga Kina dhe Japonia që kanë gjithashtu nga nëntë medalje të arta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon…