Kosova vendoset në Sllovaki, gati për ndeshjet kualifikuese

29 nëntor 2018 | 18:00

Atmosferë shumë pozitive është te hendbollistet e Kosovës në prag të ndeshjeve kualifikuese për botëror.
Kosova të enjten është vendosur në Galanta, në afërsi të qytetit Shala ku nga nesër deri të dielen luhen ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për botërorin e vitit tjetër.

Kosova të premten (nesër) prej orës 15:30 luan ndaj Izraelit. Më pas kombëtarja jonë përballë i ka Ukrainën dhe Sllovakinë nikoqire. Ndeshja me Ukrainën luhet të shtunën prej orës 15:30 kurse ajo me Sllovakinë të dielen prej orës 18:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katie Holmes dhe Jamie Foxx pritet të martohen në Paris.…