Kosovë – Arabi Saudite, theksohet krijimi i linjave të drejtpërdrejta të fluturimeve

19 qershor 2023 | 14:54

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka zhvilluar një takim me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.

Gjatë takimit, dy palët shprehën vlerësim të lartë për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ministri Murati ka theksuar rëndësinë e mbështetjes nga Mbretëria e Arabisë Saudite për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, si objektiv i rëndësishëm infrastrukturor që do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Tutje, ministri Murati ka theksuar edhe rëndësinë e krijimit të linjave të drejtpërdrejta të fluturimeve nga Kosova drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe anasjelltas, që do të ndihmonte në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit në mes të dy vendeve.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia dhe nevoja për investime në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, ashtu që të përmirësohet infrastruktura shëndetësore dhe të ngritët kualiteti i shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Nga ana e tij, ministri Al-Falih konfirmoi vullnetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur Kosovën me investime në sektorët e lartpërmendur, si dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Ai shprehu përkushtimin e thellë për të forcuar partneritetin ndërmjet dyja vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia gjermane e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD)…