Kosovën në Hagë e dënoi drejtësia e padrejtë!

17 dhjetor 2022 | 19:46

Komandant Cali u dënua nga Drejtësia e Padrejtë! U dënua e tërë Kosova!

U dënua sipas aktakuzave të Serbisë, të ndihmuara e të kompletuara nga akuzat dhe “dëshmitë” e shqipfolësve dhe shqipfolëseve!!

Shkruan: Mustafë Xhemaili

Gjykata në Hagë, e cila sot përfaqëson Drejtësinë e Padrejtë ndaj çlirimtarëve të Kosovës, po i gjykon UDHËHEQËSIT E LARTË TË UÇK-së, pasi ndryshoi plotësisht THELBIN E AKUZËS mbi të cilën është themeluar kjo gjykatë nga Kuvendi i Kosovës.

Salih Mustafës, çlirimtarit, ia kisha dëgjuar zërin dhe namin për trimëri dhe humanizëm. Komandant Cali ishte një strateg i famshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri ndër udhëheqësit e njësitit special gueril  B I A  (akronim me germat e para të emrave të heronjve të kombit: Bahri Fazliu, Ilir Konushevci, Agron Rrahmani). Ai ishte njëri nga udhëheqësit kryesorë i operacionit për shpëtimin e popullatës civile nga Prishtina, e cila u strehua në Gollak, dhe ndiqej për vrasje e masakrim nga ushtria e Serbisë.

Komandant Calin e takova në Prishtinë, në një manifestim të TMK-së në vitin 2000.

Me thjeshtësi, modesti, e qetësi, bisedonte miqësisht, sikur të ishim njohur shumë vite më parë. Dhe, në bisedë e sipër, miku im Haqif Mulliqi, na e bëri këtë foto të paharruar e plot kuptim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrë e re e Pentagonit e hapur për të…