KOSTT nënshkruan marrëveshje të kyçjes me Solar Energy Europe

25 shkurt 2021 | 15:11

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Mustafë Hasani, dhe drejtori i kompanisë Solar Energy Group Europe, Egbert Schnuse, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë me diell, me kapacitet gjenerues prej 150 MWp.

‘Stacioni Gjenerues Energjetik me Diell do të kyçet në rrjetin transmetues 110kV përmes linjës së re 110 kV me gjatësi rreth 6.5 km, e cila do të lidhet në NS 110/35kV Gjakova 1’, ka njoftuar KOSTT.

Pas shqyrtimit të aplikacionit nga KOSTT dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Kyçje në Sistemin Transmetues, Solar Energy Europe planifikon të ndërtojë projektin në Komunën e Gjakovës dhe të fillojë prodhimin e megavatëve të parë në vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me…