Koulibaly: Ëndërroja Francën, zgjodha Senegalin prej prindërve të mi

04 dhjetor 2022 | 16:13

Në fjalët e tij, për prestigjozen franceze “L’Equipe”, mbrojtësi i Chelsea-t dhe kombëtares së Senegalit, Kalidou Koulibaly ka treguar arsyet e tij, për mospërfaqësimin e kombëtares Franceze.

Kalidou tregoi për “L’Equipe” se u kthy të vishte fanellën e kombëtares vetëm prej prindërve të tij.

“Franca ishte në krye të mendimeve të mia, por Senegali bëri gjithçka për të më pasur mua. Nuk jam penduar. Kur pashë dritën në sytë e prindërve e kuptova. Falë tyre zgjodha Senegalin. Kur më thirrën isha në Napoli dhe Sarri sapo kishte ardhur në pankinë. Nuk luajta shumë por Senegali më hapi dyert, më dha besim dhe më rriti vetëbesimin”, është shprehur mbrojtësi shtatlart i Senegalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24-vjetorin e rënies heroike të Myrvete Maksutaj, deputetja e…