Koulibaly: Kurrë nuk mund ta vesh fanellën e Juventusit

02 nëntor 2022 | 11:11

Kalidou Koulibaly është rikthyer për të folur rreth prapaskenës së transferimit të tij. Para se të kalonte te Chelsea, ai kërkohej nga disa ekipe të tjera, ndër to edhe Juventusi.

“Kisha oferta nga shumë klube, por zgjodha me kujdes. A më kërkoi Juventusi? Po, paraqiti një ofertë për mua, një kontratë, por unë nuk mund ta pranoja. Nuk do ta vishja kurrë fanellën e tij, sidomos nga respekti që kam për Napolin”, është shprehur mbrojtësi i Chelseat për “Corsera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…