Koulibaly: Nuk dua t’u gënjej, s’e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen

08 qershor 2022 | 16:12

“Për momentin mendoj për Senegalin dhe më pas do të shkoj me pushime. Nuk dua t’iu gënjej, nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time”, ka deklaruar Kalidou Koulibaly nga grumbullimi i skuadrës kombëtare.

Qendërmbrojtësi, që luan me Napolin që nga vera e vitit 2014, kërkohet nga Barcelona, por edhe nga Juventusi, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Chiellinit.

“Këtë periudhë nuk kam pasur mundësi të flas me askënd, sepse kam qenë i përqendruar te skuadra kombëtare. Do të kaloj disa ditë pushime këtu në Senegal dhe kur të kthehem në Evropë të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar mbrojtësi senegalez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll po i vazhdon përgatitjet…