KPMM-ja njofton për masat e ndërmarra si pasojë e Covid-19

08 prill 2020 | 13:27

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)  pas vendimeve të marra nga qeveria në detyrë e Kosovë, ka reflektuar konform situatës së krijuar dhe në harmoni me vendimet në fjalë.

Në përputhje me këtë, Bordi i KPMM-së në mbledhjen e mbajtur më 15 mars 2020, ka marrë  vendim për krijimin e Shtabit emergjent.

Me këtë rast, është lejuar zhvillimi i punës nën masa dhe kujdes maksimal, bazuar në udhëzimet e institucioneve përkatëse dhe me staf të reduktuar, konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës .

“Konform situatës se krijuar, Bordi ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, me ç’rast janë ndërmarr masat e nevojshme mbrojtëse, ku është siguruar material dezinfektues si alkool, dorëza dhe maska mbrojtëse për stafin e angazhuar, është dezinfektuar objekti i KPMM-së. Në mënyrë obligative stafi detyrohet të i përmbahet këshillave të dhëna nga Institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës, siç është ruajtja e distancës dhe krijimi i kushteve teknike për zhvillimin e punëve të domosdoshme”.

“Me këtë rast dëshirojmë të informojmë opinion e gjerë, në veçanti palët e interesit, me theks ndërmarrjet minerare të KPMM-së, se gjatë muajit mars ka mbajtur takim të rregullt të Bordit për licenca dhe leje, janë shqyrtuar 12 licenca të hulumtimit, 6 licenca të shfrytëzimit, 6 leje për aktivitete të veçanta, si dhe është aprovuar raporti vjetor i KPMM-së”, ka njoftuar KPMM-ja.

Po ashtu, KPMM-ja  ka bërë me dije se ka vazhduar edhe punën në teren në realizimin e aktiviteteve minierare, inspektimin dhe monitorimin e sektorit, me staf të reduktuar dhe masa të kujdesit të sigurisë shëndetësore.

“Nën mbikëqyrjen e inspektorëve të KPMM-së deri më tani janë realizuar me suksese 21 minime në punimet minerare sipërfaqësore, prej të cilave janë fituar 257,537.28m3 shkëmbinj te fortë, si parakusht esencial për vazhdimin e afarizmit të ndërmarrjeve minerare, si dhe zingjirit në ndërtimtari të lartë dhe atë të ulët. KPMM-ja do të vazhdojë të ruajë këtë kontinuitet të punës, i cili do të reflektojë pozitivisht në ekonomin e vendit si të domosdoshme për momentet që po kalojmë. Janë realizuar edhe katër minime ne minierat nëntokësorë të Plumb-Zinkut në pjesën veriore të vendit, në minierat Bello Berdo dhe Cërnac”.

“Vlen të theksohet se përcjellja e eksplozivit gjithmonë bëhet nga Departamenti i Sigurisë Publike (DPS) në kudër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me aprovimin e KFOR-it kurse aprovimi dhe monitorimi i minimeve nga Inspektorët e KPMM-së. Realizimi i minimeve bëhet nga kompanitë minuese te licencuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, ka njoftuar KPMM-ja

Më tutje, KPMM-ja ka theksuar se janë duke u inspektuar edhe të gjitha operimet e jasht ligjshme në Republikën e Kosovës.

“Minierat me të mëdha për nga numri i punëtoreve dhe kapaciteti i prodhimit si: ‘Trepça’ SH.A, KEK-u, ‘Newco Ferronikeli Complex’ LLC dhe ‘Sharr Cem’ janë duke vazhduar prodhimin, andaj inspektorët e KPMM-së janë duke monitoruar dhe mbështetur aktivitetin e tyre dhe sipas nevojës do të asistojnë konform detyrave dhe përgjegjësive ligjore. KPMM-ja si kontribuues i tretë në buxhetin e vendit me rreth 31 milionë euro në vjet, gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka realizuar të hyra rreth 7,925,121.38 euro, që në krahasim me tremujorin e vitit 2019 janë për 8,5 për qind më të larta. Ju bëjmë me dije se, KPMM-ja do të vazhdojë punën, konform vendimeve të Qeverisë, përkatësisht Vendimit të Bordit dhe nën Mbikëqyrjen e Shtabit Emergjent, për të mundësuar kontinuitetin e prodhimtarisë në industrinë minerare, dhe kështu duke mbështetur ekonominë e vendit përmes sektorëve, me ç’rast bëhet ruajtja e prodhimtarisë në sektorët kyçë”, ka njoftuar KPMM-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe…