KQZ-ja: Afati i aplikimit për akreditimin e vëzhguesve deri më 12 maj

10 maj 2019 | 13:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga data 9 prill ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit të cilat do të mbahen më 19 maj.

Sipas vendimit të KQZ-së, ky afat përfundon më  12 maj në orën 18:00.

Kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve duhet ta dorëzojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare, Organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja si dhe mediet.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), po ashtu deputet i kësaj…