KQZ-ja anulon edhe tenderin për kabina të votimit, oferta e vetme e pranuar tejkalon buxhetin e paraparë

15 maj 2026 | 14:37
Pas tenderit për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar edhe tenderin për furnizim me kabina të votimit.

Për këtë tender, KQZ-ja  ka pranuar vetëm një ofertë, e cila tejkalon buxhetin e paraparë për këtë procedurë prokurimi.

Kompania që ka ofertuar është “DIARI BM SH.P.K”, me çmim 21 mijë e 948 euro, ndërkohë vlera që kishte ndarë KQZ ishte 15 mijë euro. Pra, rreth shtatë mijë euro më e lartë.

Edhe ky tender ishte planifikuar me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anulon aktivitetin e prokurimit sepse oferta e pranuar është mbi buxhetin e AK-KQZ”, është thënë në vendimin e KQZ-së.

Tenderi tjetër për shtypjen e fletëvotimeve u anulua të mërkurën, meqë autoriteti kontraktues nuk ka pranuar asnjë ofertë.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 284 mijë e 506 euro dhe ishte planifikuar të jepet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës. /Reporteri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ngushëlluar për vdekjen e…