KQZ-ja fillon certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet lokale

26 gusht 2021 | 15:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatë të tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Në listën e subjekteve politike që certifikohen nga KQZ-ja nuk janë akoma subjektet politike parlamentare. Këto subjekte pritet të certifikohen në mbledhjet e radhës.

Në mbledhjen e të enjtes, KQZ-ja ka certifikuar imin e 48 subjekteve politike, prej të cilave 18 parti politike, 1 koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar, që përfaqësojnë këto subjekte politike është rreth 550 kandidatë, prej të cilëve rreth 30 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe më shumë se 500 kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Në këtë mbledhje nuk janë certifikuar dy kandidatëve të pavarur, pasi të njëjtit nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Pep Guardiola nuk zhgënjen kurrë, në fushë dhe jashtë…