KQZ-ja kryen pagesat për personat që punuan në zgjedhjet e 14 shkurtit

24 mars 2021 | 14:36

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka njoftuar se janë kryer të gjitha pagesat e trupave zgjedhore të vendvotimeve dhe të stafit teknik që kanë punuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sekretariati aktualisht është në fazën e pagesave të trupave zgjedhor të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Aktualisht janë kryer të gjitha pagesat e trupave zgjedhor që kanë punuar në vendvotime dhe stafi teknik që kanë punuar në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Ahmetaj, në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Me tej, ai ka treguar se tani sekretariati është duke punuar për pagesat e stafit tek Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar takimi në mes të kryetarit të Lidhjes Demokratike…