KQZ-ja miraton ndalesën e gjobave për partitë e mëdha

24 mars 14:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndalesën e gjobave të parapaguara për 4 subjektet politik të cilat përfitojnë fonde nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2021, gjoba të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas vendimit tw KQZ-sw, ndalesa e gjobave do të bëhet në dy këste.

Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ndalohet shuma prej 40 700 euro, PDK-së shuma prej 66 100 eurove, LDK-së shuma prej 20 600 eurove dhe AAK-së 52 750 eurove.

KQZ-ja ka thënë se mjetet e ndaluara nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka njoftuar se…