KQZ-ja ndan mbi 233 mijë euro për organizimin e votimit të 21 prillit në veri

11 mars 2024 | 15:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  ka miratuar të hënën buxhetin për organizimin e procesit që do të mbahet më 21 prill.

Buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro. Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233 204 euro”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 40 milionë euro do t’iu kthehen konsumatorëve,…