KQZ-ja: Pas përfundimit të rinumërimit, 24 orë afat për ankesa

25 nëntor 2019 | 11:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimi janë duke e pritur afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR.

“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diel, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, ka thënë për “Epokën e re”, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur në futbollin e Kosovës, Fillim Guraziu e…