KQZ-ja pranon 699 aplikacione nga diaspora për zgjedhjet e 17 tetorit

15 korrik 2021 | 14:07

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se KQZ-ja ka pranuar 699 aplikacione nga qytetarët që jetojnë në diasporë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Elezi për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se fletëvotimet nga diaspora për zgjedhjet lokale duhet të arrijnë në KQZ deri më 15 tetor.

“Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 10 korrik, është duke vijuar. Kjo periudhë përfundon më 18 gusht.  Sipas të dhënave të fundit, deri më 14 korrik kemi pranuar 699 aplikacione për regjistrim. Pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues janë aprovuar 653 aplikacione, ndërsa 46 të tjera nuk janë aprovuar deri më tani për shkak se aplikuesit nuk kanë plotësuar kriteret juridike për t’u përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës.  Të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina është përforcuar me ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë,…