Krahu tjetër i LV-së feston kthimin e Frashër Krasniqit

28 shkurt 2018 | 12:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi me disa deputetë të kësaj lëvizje.

“Kënaqësi t’i kthehem punës me kolegët deputetë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në këtë fotografi shihen deputetët Visar Ymeri, Aida Dërguti, Donika Kadaj, Driton Çaushi, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu dhe Dukagjin Gorani duke festuar lirimin e Krasniqit.

Të gjithë këta deputetë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Punë të Jashtme i kryesuar nga Vjosa Osmani,…