Krasniqi: Albin Kurti merr përgjegjësi, nuk je më opozitar

02 mars 2020 | 18:56

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë sot në seancën për tarifën ndaj Serbisë se kryeministri Albin Kurti duhet të marrë përgjegjësi e mos të sillet akoma si opozitar.

“T’i lëmë muhabetet e kota e argumentet e lodhta, se krejt këtu e dimë që mbi të gjitha, sot është një arsye shumë e madhe pse duhet me u suspendua taksa menjëherë. Shtrëngohuni ju të koalicionit edhe folni drejt që arsyeja e vetme meritore për me e heqë taksën është kërkesa e SHBA-ve. Kaq! Puna është e thjeshtë. Vendimi është i juaji. Ose e hiqni taksën dhe jeni në linjë me Amerikën ose nuk e hiqni taksën dhe pozicionoheni kundër Amerikës. Ose, siç thotë Albin Kurti, “Amelikes” “Amelikes”. Se kohëve të fundit po e përmend me pak më shumë respekt se përpara”, tha Krasniqi.

“Kosova s’guxon me vazhdu me aventura në raport me partnerët ndërkombëtarë e më së paku me Amerikën. Thirri mendjes Kryeministër, kudo qofsh tash, e merr përgjegjësi shtetërore se nuk je më opozitar. Nuk priten prej teje analiza e vjersha, po vendime e veprime. Mos e rreziko Kosovën me qenë në anën e atyre që s’e kanë mbështetjen e Amerikës. Shërbimi më i madh që mundet me ju bë Serbisë dhe Vuçiqit sot është nëse sot vepron kundër kërkesave amerikane”, u shpreh Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë…