Krasniqi: Ardiana Qorraj do t’ia rikthejë perspektivën Deçanit

29 shtator 2021 | 14:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Deçan, ku ka thënë se ky qytet ka resurse dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u shndërruar në destinacion e atraksion në përmasa edhe përtej Kosovës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se Deçani ka stagnuar për shkak të qeverisjes së brishtë e pa vizion, por kjo do të ndërroj kur në krye të komunës do të jetë një grua, kandidatja e PDK-së, Ardiana Qorraj.

“Prandaj me 17 tetor, atyre do iu ofrohet mundësia që ta ndërrojnë këtë realitet, dhe t’i çlirojnë mundësitë e kësaj komune emblematike. Ata e kanë mundësinë të zgjedhin që të udhëhiqen nga Ardiana Qorraj, një grua e zonja dhe një profesioniste e dëshmuar, e cila është e përkushtuar për zhvillim të hovshëm, ligjshmëri dhe qeverisje që zhbllokon potencialin e Deçanit.

Me të në krye të komunës, që në muajt e parë të qeverisjes qytetarët do të shohin në vepër, ndryshimin e madh e aq të nevojshëm për ta.”, shkruan Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ka filluar shitja…