Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të zhgënjyer ndërkombëtarët, Kurti dhe Osmani po krijojnë kriza

06 qershor 2023 | 12:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani.

Ai pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nga ta janë informuar në detaje për gjendjen dhe kërkesat në raport me institucionet e Kosovë.

Sipas tij, nuk ishte e lehtë që nga partnerët strategjik të Kosovës të dëgjohen ankesa karshi veprimeve të institucioneve të Kosovës.

Më tutje, Krasniqi, ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë që të ketë konsultime ditore me të gjitha personat përgjegjës edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në atë pjesë.

Por, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani po krijojnë kriza të panevojshëm në vazhdimësi, raporton “EO”.

Ai ka thënë se Osmani si komandante supreme deri më tash nuk ka pasur deklarim zyrtar edhe për përjashtim e Kosovës nga ushtrimi më i madh “Defender Europe 2023”.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit. Dëgjuam qëndrimet që janë të njohur. Shqetësimi është i madh sepse nuk ka lëvizje përpara. Po dëmtohet Kosova. Shprehëm gatishmërinë për të ruajtur relacionet me ShBA-në. Nuk është diktuar për tema konkrete. PDK-ja ka luajtur rol të rëndësishëm, ne do të jemi në konsultim ditor për të parë cilat janë veprimet e duhura për të shkuar përpara”.

“Nuk ka pasur kërkesa përtej informimit për situatën. Asnjëherë nuk kam pa aq shqetësim nga partnerët, nuk është e lehtë të dëgjosh që ata të shprehin zhgënjim kaq të thellë. Zgjidhja është qeveria, përgjegjësi është te qeveria te presidentja. Ne kemi vetëm kriza për këto 2 vjet, është e paarsyeshëm që presidentja të vazhdojë të heshtë, ajo është edhe komente supreme, ajo duhet të flas edhe për shuarjen e ëndrrës së 1 000 ushtarëve tanë. Kërkesat janë publike ne i dimë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahoecit, Smajl Latifi, ka thënë se…