Ndahen 149 motokultivatorë dhe 5 plugje për bujqit e Rahovecit

06 qershor 2023 | 12:47

Kryetari i Komunës së Rahoecit, Smajl Latifi, ka thënë se përkushtimi dhe interesimi i përhershëm i qeverisë lokale për të vënë në krye të agjendës zhvillimore bujkun rahovecas, u dëshmua edhe me shpërndarjen e 149 motokultivatorëve dhe pesë plugjeve për bujqit.

“Bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Berat Durakun, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kemi vazhduar procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 154 përfitues në projektin: ‘Furnizim me mekanizëm bujqësor’. Pajisjet bujqësore të cilat janë shpërndarë sot janë 149 motokultivatorë dhe pesë plugje pesëkrahëshe. Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të trajtojë me dinjitet bujkun rahovecas me të vetmin qëllim: ndihmën e vazhdueshme për ta, me mekanizëm për bujqit, e që ndikon drejtpërdrejtë në lehtësimin e punës së tyre, rrjedhimisht, në rritjen e ekonomisë lokale”, ka thënë Latifi.

Ai ka theksuar se së shpejti do të shpërndahet edhe pjesa tjetër e përfituesve të motokultivatorëve si dhe pajisje të tjera për bujqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…