Krasniqi: Beteja e Koshares i dha fund ndarjes së kombit shqiptar

09 prill 2023 | 13:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Beteja e Koshares i ka dhënë fund ndarjes së kombit shqiptar.

Krasniqi ka thënë se kjo betejë kishte ngritur moralin në mesin e popullit të Kosovës.

Më tutje, ai ka thënë se Kosharja është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“24 vjet qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga heroi Agim Ramadani, i dhanë fund ndarjes së kombit shqiptar, duke thyer kufirin Kosovë – Shqipëri. Kjo ngjarje shënon fillimin e një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së – Betejës së Koshares, e cila forcoi shpresën dhe ngriti moralin në mesin e popullit të Kosovës. Përherë mirënjohës për veprën e dëshmorëve dhe veteranëve të Betejës së Koshares!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në 24-vjetorin e betejës së…