Krasniqi e zë ngushtë Kurtin, ia përmend librin e këshilltarit të tij që i demanton fjalët e tij

23 mars 2023 | 13:08

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili po raporton në Kuvend të Kosovës për marrëveshjen e Ohrit.

Krasniqi ka thënë se Kurti ka këshilltar kryesor Marc Weller, i cili sipas tij, demanton Kurtin në librin e tij.

Krasniqi e ka cituar librin e Wellerit, duke thënë se “Vetëvendosja nuk ju takon vetëm popujve por edhe një shteti dhe individëve”.

Kurti ka thënë paraprakisht se e drejta e vetëvendosjes i takon vetëm popujve. Por, Krasniqi ia ka përmendur me faqe librin e këshilltarit të Kurtit, Marc Weller, ku ai thotë se një gjë e tillë nuk qëndron.

“The se serbët s’janë popull por janë komunitet, atëherë edhe shqiptarët nuk janë popull por janë komunitet. Kjo është logjikë jugosllave, e kombeve dhe kombësive, e po më vjen keq që në një formë tjetër që logjikën jugosllave të kombeve e kombësive na e theve”, ka thënë – Krasniqi si reagim për fjalët e Kurtit për vetëmenaxhimin e serbëve.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar Kurti, i cili ka thënë se rrugës për në Ohër në veturën e tij e ka pasur Marc Wellerin dhe se ai është pajtuar me gjithçka çfarë ka bërë Kurti.

“Rrugës për në Ohër, kam qenë me Marc Wellerin, nuk e kom pas Besnik Bislimin po Marc Wellerin dhe ai pajtohet plotësisht me çfarë kam bërë, pajtohet edhe me përkufizimet të cilat unë i përmenda këtu”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Golden State mposhti me rezultat 127-125 rivalët…