Krasniqi falënderon Ramën për paraqitjen në OKB: Qëndrim dinjitoz në mbrojtje të UÇK-së

24 shtator 2022 | 19:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, të cilin e mbajti sot në OKB.

Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”, ka shkruar kryetari i PDK-së në “Facebook”.

“Faleminderit kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, ka përfunduar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e mbajtur në…