Krasniqi fton shqiptarët e Luginës të regjistrohen: Deklaro përkatësinë tënde kombëtare!

04 tetor 2022 | 15:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ftuar shqiptarët e Luginës të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare.

Në një postim në “Facebook”, Krasniqi është shprehur se tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji.

“Tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e kudo që jetojnë ata, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji. Jemi shumë – Jemi shqiptarë! Deklaro përkatësinë tënde kombëtare – regjistrohu sot!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitalet rajonale të Kosovës, ndonëse me aparatura të sofistikuara dhe…