Krasniqi i fton Kurtin dhe VV-në: Nëse doni me 15 qershor shkojmë në zgjedhje

17 prill 2025 | 22:14

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nëse Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, atëherë propozon që më 15 qershor të mbahen, raporton Periskopi.

Megjithatë ai dyshon se VV-ja e dëshiron këtë.

“Nëse dojnë me u mar vesh, unë sot datën 15 qershor po ua propozojë publikisht shkojmë në zgjedhje nëse dojnë zgjedhje pernime.

Ata s’e kanë në mend me shku në zgjedhje, a nëse duan me 15, a mujm, i bjen që më 1 maj mu mar vesh me shpërnda Kuvendin, me 15 qershor me nxan datën, 45 ditë. Ama niher duhet me shku në Kuvend ne”, tha Krasniqi para mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i ri i PDK-së, Altin Krasniqi, ka kritikuar ashpër…