Krasniqi ia propozon Kurtit pesë pika për dialogun me Serbinë

24 nëntor 2022 | 12:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ia ka propozuar pesë pika kryeministrit Kurti për marrëveshjen finale me Serbinë, për të cilat, ka thënë ai, se do ta ketë mbështetjen e plotë të PDK-së.

“Dëshiroj që ritheksoj këtu qëllimet kryesore që munden dhe duhet të arrihen në fund të procesit, që janë qëllime jo vetëm të PDK-së por të të gjithë spektrit politik të Kosovës por edhe qytetarëve të vendit tonë. Duke të inkurajuar për vendosmëri dhe fokus në arritjen e marrëveshjen finale, ju ftoj që këto pesë shtylla t’i keni bazë të dialogut. 1. Ruajtja e karakterit unitar të shtetit tonë sipas rregullimit aktual kushtetutës. 2. Njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së. 3. Nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në partneritetin për paqe si hap i parë. 4. Marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, Njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës  dhe Serbisë”, ka propozuar Krasniqi.

Ai ka thënë se këto duhet të jenë udhërrëfyes në arritjen e marrëveshjes finale dhe për ti konfirmuar mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lideri i opozitës ka thënë se drama e krijuar javëve të fundit nga qeveria Kurti për targat ishte krejtësisht e panevojshme dhe solli dëme për vendin.

Ai ka thënë se qeveria Kurti nuk i dëgjoi këshillat e aleatëve strategjik të Kosovës, por ka negociuar me Aleksandër Vuçiqin për çështje të brendshme të Kosovës dhe në fund u tërhoq nga vendimet e veta ,të cilat sollën kosto të buxhetit për zgjedhjet që duhet të mbahen në pjesë e veriut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aston Villa është gati të bëjë një ofertë për sulmuesin…