Krasniqi: Ideja që politikanëve t’u bëhet testi i varësisë nga droga, shumë e mirë

17 gusht 2023 | 16:58

Profesori i universitar, Milazim Krasniqi e ka përkrahur idenë që politikanëve t`u bëhet testi i varësisë nga droga.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga mjekët që të mos i fshehin diagnozat psikiatrike të liderëve politikë dhe narkomaninë eventuale të politikanëve.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se kush e bën këtë veprim duhet të ndiqet penalisht.

“Ideja që politikanëve t’u bëhet testi i varësisë eventuale nga drogat është shumë e mirë. Përtej kësaj, mjekët që fshehin diagnozat psikiatrike të liderëve politikë dhe narkomaninë eventuale të politikanëve, do të duhej të ndiqeshin penalisht si kriminelë. Pse? Sepse fshehja e tillë mund të jetë shkak për krimet që mund të bëjnë liderët e sëmurë psikikisht, ose që janë nën varësinë e drogave”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, kontrolli psikiatrik për liderët duhet të bëhet standard botëror.

“Ka ardhë koha që edhe në nivel botëror psikiatria të konsultohet, me rastin e kandidimit të njerëzve për të marrë udhëheqjen e qeverive e shteteve. Ndoshta ka ardhur koha edhe për një një rezolutë të OKB-së, e cila do ta definonte këtë problem, siç e definon Konventa e vitit 1948 krimin e gjenocidit. Në fund të fundit, krimin e gjenocidit e shkaktojnë njerëzit jonormalë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues ka urdhëruar të mërkurën vazhdimin e paraburgimit për…