Krasniqi: Kam dyshime se Joshua mund të arrijë përsëri në maje

26 shtator 2021 | 17:08

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ia shkaktoi Anthony Joshuas humbjen e dytë në karrierë dhe ia mori titujt e botës në kategorinë e rëndë, WBA, WBO, IBF.

Usyk fitoi ndaj britanikut në Londër me vendim unanim të gjyqtarëve. Pas këtij meçi ishte ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi që dha mendimin e tij rreth duelit. Ai ka thënë se ka dyshimet e tij se Joshua mund të rikthehet në maje sërish.

“Urime për Oleksandr Usyk, ishte një performancë e fortë kundër Anthony Joshua. Nuk e prisja këtë. Por ai kurrë nuk e la Joshuan të vinte për t’u zhvilluar dhe merituar fitoren. I ngazëllyer për të parë se si do të vazhdojnë me të dy tani. Personalisht, kam dyshime se Joshua mund të arrijë përsëri në maje”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet…