Krasniqi kujton Ilaz Kodrën: Ishte ndër shokët e parë të komandantit legjendar Adem Jashari

30 prill 2024 | 15:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 25-vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodrës, ka thënë se ai ishte ndër shokët e parë të komandantit legjendar Adem Jashari.

Krasniqi ka thënë se Kodra e Jashari u bënë “vëllezër të pushkës dhe besës”, sepse sipas tij, “vetëm një vdekje dhe një fjalë e mirë – tjetër nuk ka në këtë jetë”.

“Udhëhiqeshin nga guximi, sepse, vetëm ai ua garantonte edhe të tjerat: veprimin, luftën, lirinë – të ardhmen e dëshiruar për popullin e tyre”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Më tutje, Krasniqi është shprehur se ky guxim i bëri bashkë në themelimin e UÇK-së dhe në luftën e shenjtë për liri.

“Lavdi e përjetshme Heroit Ilaz Kodra!”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë sot (e martë) janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është pensionuar nga FSK-ja, Koloneli Binak Zekaj. E për pensionim…