Krasniqi: Kurti thoshte nuk e ndien presionin, sot nuk po mundet me livritë

12 maj 2023 | 08:30

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka thënë se Marrëveshja Bazë është e mirë për Kosovën.

Krasniqi në emisionin DPT te Fidani në T7 madje tha se zv.kryeministri, Besnik Bislimi, pati thënë se kjo marrëveshje është e keqe për Kosovën.

“Mua mu kujtua ajo që në mënyrë arrogante thoshte, cka osht presoni. Tash po e shoh se nuk po mundte me livrit prej presionit. A e keni dëgjuar deri sot Albin Kurtin duke thënë se kjo është marrëveshje e mirë. Nuk e ka thënë sepse nuk është e mirë. Bislimi bile pati thënë se është në të mirë të Serbisë. I kam pyetur edhe në takim. U kam thënë koncentrohuni, cili e keni mirë. Këta nuk u përgjigjen, pasi nuk përgjigjen në këso situata”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistimi i dëshmitarit të katërt nga ana e Zyrës së…