Krasniqi: Marrëveshjet e Brukselit, gur i rëndë në qafë të Kosovës

08 prill 17:55

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se marrëveshjet e Brukselit për një kohë të gjatë do të jetë gur i rëndë në qafë të Kosovës.

I pyetur për kërkesën e presidentit dhe kryeministrit për unitet për përmbylljen e dialogut me Serbinë, Krasniqi ka thënë  një kërkesë e tillë nuk ka të bëjë me unitet.

“Problemet që i kanë krijuar marrëveshjet e Brukselit, sidomos papërgjegjësia e njerëzve që kanë biseduar atje, për kohë të gjatë do të jetë gur i rëndë në qafë të Kosovës. Konsideroj se ai që po kërkohet nuk është unitet, veçse nëse është unitet për të krijuar ‘Zajednicën’?!”, ka thënë Krasniqi për “Epokën e re”.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja tashmë beqare, Jennifer Aniston, është parë për herë të…