Krasniqi: Në raundin e parë do të fitojmë në Kaçanik

07 tetor 2021 | 19:21

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Kaçanik, ku është takuar me kryetarin Besim Ilazi dhe me kandidatët e PDK-së për Asamblenë Komunale.

Krasniqi ka thënë se në këtë takim pa mobilizim shembullor, që jep kurajo për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës që në raundin e parë në këtë komunë.

“Vizituam bizneset në fshatin Doganaj, ku pashë vendosmëri të theksuar për ta zgjedhur përsëri Besim Ilazin kryetar të Kaçanikut. Me kryetarin Besim Ilazi, qytetarëve të Kaçanikut u janë hapur mundësitë dhe perspektiva, duke i përmbushur premtimet në lidhje me zhvillimin ekonomik, arsimin, bujqësinë dhe investimet në infrastrukturë. Por, ne nuk do të mjaftohemi me kaq”.

“Ne duam t’u ofrojmë qytetarëve të Kaçanikut një qytet modern e destinacion për të gjithë. Andaj, në këtë mandat të ri, ne jemi të vendosur që nga 17 tetori, Komunën e Kaçanikut ta nxjerrim në një tjetër nivel – që qeverisjen e mirë, të hapur dhe zhvillimore ta bëjmë edhe transformuese për këtë komunë dhe qytetarët e saj”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se…