Krasniqi nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me katër komuna

29 korrik 2022 | 23:17

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me komunat e Junikut, Mamushës, Rahovecit dhe Suharekës.

Marrëveshja e parë e mirëkuptimit u nënshkrua me kryetarin e komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, vlera e së cilës arrin 74 mijë euro, nga të cilat MAPL bashkëfinancon 50 mijë euro, ndërsa komuna e Junikut 24 mijë euro.

Marrëveshja e mirëkuptimit me kryetarin e komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniçi, kap vlerën e 65 mijë eurove, me MAPL-në që bashkëfinancon vlerën prej 45 mijë eurosh, ndërsa komuna e Mamushës vlerën prej 20 mijë eurosh.

Po ashtu, ministri Krasniqi ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi edhe me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vlera e projektit të së cilës është 174 mijë euro. MAPL jep 100 mijë euro, ndërsa komuna 74 mijë.

Në fund, Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, ku vlera e projektit është 175 mijë euro, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 100mijë eurosh.

“Projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka disa kohë që është në qendër të…