Krasniqi: Nëse prishemi me ShBA-në, pason izolimi e degradimi

31 janar 2023 | 22:26

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke vënë në fokus marrëdhëniet e tanishme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke shkruar në rrjetin e tij social, “Facebook”, Krasniqi ka bërë një krahasim me kohën e Enver Hoxhës, duke thënë se nëse prishemi me ShBA-në, siç ishte prishur Enver Hoxha, atëherë na pret izolimi.

“Nëse prishemi me SHBA-në, fjala vjen siç u prish Enver Hoxha në vitin 1946, atëherë pason izolimi, degradimi”, ka shkruar ai.

Më tej, Krasniqi ka shtuar se në një rast të tillë, cilido lider që të jetë mund të fitojë edhe 99.9% të votave.

“Në atë rast lideri, cilido që të jetë ai, mund të fitojë edhe 99.9% të votave, siç fitonte Enver Hoxha me banditët e vet. Por ato fletëvotime mund të hyjnë në punë veç si letër tualeti”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olta gjatë javës ka folur ashpër drejt Luizit, teksa ka…